4 lokale të gastronomisë janë gjobitur nga inspektorati Sanitar dhe Policia në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.
Ai ka bërë me dije se gjobat janë shqiptuar pasi lokalet në fjalë nuk kishin krijuan kushte për ruajteje të distancës.
Thaçi gjithashtu ka njoftuar se përveç gjobës, inspektorët kanë urdhëruar zbrazjen e menjëhershme të lokaleve.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit Sanitar zyra Regjionale në Prizeren është duke ndërmarrë të gjitha veprimet për mbikeqyrje të zbatimit të masave antiCOVID 19. Sonte u shqiptuan 4 gjopa për lokale të gastronomisë, të ciliat nuk kishin krijuan kushte për ruajteje të distancës. Perveç gjobës inspektorët kanë urdhëruar zbrazjen e menjëhershme të lokaleve”, ka thënë Thaçi.
Tutje, Thaçi ka thënë se janë shqiptuar edhe 10 gjoba për persona të cilët nuk mbanin maskë.
“Në secilin rast kur inspektorët hasin veprime që janë në kundërshtim me ligjin dhe masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës do të veprojnë konform mandatit ligjorë. Bashkë me Policinë jemi te koordinuar dhe duke vepruar për të penguar grumbullimet e njerëzve, ku do në hapsira te mbyllura. Këto veprime ndikojnë në rritje të numrit të të infektuarve andaj ne do t’i ndermarrim të gjitha veprimet ligjore për t’i ndaluar. Po ashtu janë shqiptuar edhe 10 gjoba për persona të cilët nuk mbanin maskë”, ka përfunduar ai.