Inspektorati dhe policia aksion të gjerë në Prishtinë
Inspekcioni dhe Policia nisin aksion nëpër kafiteri pas rasteve të fundit me koronavirus
Rritja e numrit të rasteve me koronavirus ka bërë që të mobilizohen institucionet.
Sot, policia e Kosovë bashkë me inspektorët kanë dalë nëpër kafiteri në Prishtinë, pastaj në tregje e institucione të ndryshme private.
Kjo ka ndodhur për të monitoruar dhe kontrolluar respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19.
Për këtë ka shkruajtur edhe drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.
“Aksion i gjerë, me qëllimin e vetëm: Ruajtjen e shëndetit publik!”, ka shkruajtur ai.
Ndryshe, veç sonte u konfirmuan gjithsej 53 raste me koronavirus, teksa dy ditët e fundit gjithësej 111.