• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Infektologu Ahmeti paralajmëron se edhe Kosova mund të preket nga varianti indian i koronavirusit

01/05/2021 - 09:56:59
Infektologu Ahmeti paralajmëron se edhe Kosova mund të preket nga varianti indian i koronavirusit

Rënia e numrit të infektuarve me koronavirus në nivel vendi, ka ndikuar që edhe në Klinikën Infektive të bie numri i personave që kërkojnë hospitalizim, por në këtë klinikë COVID, pacientët e spitalizuar ende janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe shumica kanë nevojë për oksigjenoterapi.

Infektologu i Klinikës Infektive, Sali Ahmeti ka folur për variantin e ri indian që ka prekur shumë vende të botës.

Lexo më shumë

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
16
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
8

Derisa ka thënë se ditëve të fundit në këtë klinikë gjendja është më e qetë dhe se aktualisht janë të shtrirë 86 pacientë të cilët kanë gjendje të rëndë shëndetësore.

“Gjendja aktuale edhe në nivel vendi por edhe në Klinikën Infektive është më e qetë, ne kemi numër më të vogël të rasteve që kërkojnë dhe kanë nevojë për spitalizim. Aktualisht ne në Klinikën Infektive kemi sot të spitalizuar 86 pacientë, sidoqoftë numri i rasteve të reja të cilët kërkojnë spitalizim ka rënë dukshëm në javën e fundit. Në klinikë kemi raste janë mjaft të rënda, janë pacientë të cilët kryesisht kanë forma të rënda të sëmundjes dhe janë në trajtim e sipër”, tha Ahmeti për kosovapress.

Ahmeti thotë se varianti britanik që preku në muajt e fundit edhe kosovarët, ka treguar se është virus që përhapet më shpejt, sidomos te mosha 30 deri 50 vjeç. Sipas tij, gjendja e pacientëve të infektuar me variantin britanik ka qenë e rëndë dhe ka pasuar me përkeqësime të shpejta që kanë kërkuar edhe trajtim intensiv.

“Me variantin britanik i cili në dy-tre muajt e fundit ka qenë mjaft i pranishëm edhe në mesin e pacientëve tanë është një variant i cili ndoshta vlen me veçuar prej variantit të mëparshëm ose origjinal sepse ka prekur mosha më të reja, ne kemi pasur prekje më të shpejta prej moshave 30 deri në moshën 50 vjeçare, ka pasur përhapje më të shpejtë në mesin e personave të kontaktit dhe në këto mosha të reja ka shkaktuar forma të rënda të sëmundjes të cilat kanë pasur përkeqësime të shpejta ose kanë kërkuar kujdes intensiv të shpejtë në kohën e duhur dhe me tretmanin e duhur, por gjithsesi ky variant nuk ka kursyer moshat e shtyra”, u shpreh infektologu i Klinikës Infektive.

Meqenëse tashmë bota është duke u goditur edhe nga një variant i ri i COVID-19, i cili po njihet si varianti indian, infektologu, Sali Ahmeti thotë se shumë shpejt edhe Kosova mund të preket me këtë lloj të koronavirusit.

Sipas tij, edhe ky mutacion i ri nuk ka ndonjë problematik që e dallon prej dy varianteve të mëhershme.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Në aspektin epidemiologjik sot bota është zvogëluar dukshëm meqenëse mundësitë e bartjes së infeksionit në një botë të zhvilluar dhe me komunikime të shpejta, mundësia e bartjes së infeksionit prej një vendi në tjetrin është shumë e madhe dhe mund të bëhet shumë shpejt. Pra edhe varianti indian ka filluar të prek vende të ndryshme të Evropës. Kështu që ne nuk mund të eliminojmë rrezikun që ky variant të jetë së shpejti edhe në mesin tonë. Nuk kemi përvoja personale me këtë variant. Përshkrimet nga autorët tjerë nuk e përshkruajnë si variant që jep ndonjë problematik të veçantë në raport me variantet e mëparshme, sidoqoftë edhe ky përhapet shpejt dhe shkakton sëmundje dhe forma të rënda por që nuk dallojnë nga varianti britanik”, theksoi infektologu Ahmeti.

Kujtojmë se India, tashmë është bërë vatra e koronavirusit.

Ahmeti kërkon që ritmi i vaksinimit antiCOVID të jetë më i shpejtë sepse arma më e mirë e të luftuarit pandeminë është imunizimi i qytetarëve. Ai kërkon që edhe zbutja e masave të bëhet në mënyrë graduale, në të kundërtën, sipas tij, mund të kemi shtim të rasteve të reja.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
16
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
Lajme

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
8
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president

June 8, 2025
23
Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes
Lajme

Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes

June 8, 2025
12
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Të shtëna me armë në Vushtrri

June 8, 2025
10
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Tri vajza të mitura tentojnë të arratisen nga një strehimore në Lipjan

June 8, 2025
8
Next Post
Rrjeti i Grave reagon pasi asnjë grua nuk u përfshi në ekipin e ekspertëve për dialogun me Serbinë

Rrjeti i Grave reagon pasi asnjë grua nuk u përfshi në ekipin e ekspertëve për dialogun me Serbinë

Më të fundit

  • Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital
  • Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
  • 15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi