Kandidati për kryetar të komunës së Istogut, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati iu ka kundërpërgjigjur kundër-kandidatit, Bekë Berishës, pasi ky i fundit tha se Feratin do ta punësojë në administratën e Komunës.
“Ai mem punësu mu në administratë a? Kallxoi Bekës që unë në administratë e kam postin e pezulluar, nuk ka nevojë ai të më punësoj. E dyta, kallxoj Bekës që je tu garu për vend të tretë e as të dytë jo”
Në rast që fitoj unë, edhe sigurt që do ta fitojë, zotëri Bekë Berisha kam më shfrytëzu si deputet që vjen nga radhët e Komunës së Istogut, më i shty interesat e qytetarëve të Istogut në nivel nacional. Ai nuk është për administratë komunale. Ai është për sporte ma të rënda”, tha Ferati.