Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë humbur betejën me COVID-19 nëntë pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekje në 410.
Po ashtu IKSHPK njofton se nga 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimit të kontakteve 129 raste kanë rezultuar pozitive.
Gjatë 24 orëve nga koronavirusi janë shëruar edhe 152 pacientë.