Në Maqedoninë e Veriut sistemi shëndetësor është i organizuar edhe në aspektin publik por edhe privat. Ideja për të zgjedhur në publik apo privat, po konsiderohet si e rrezikshme për sektorin publik shëndetësor, pasi një vendim i tillë do mund të qonte të ikjen e punëtorëve shëndetësor nga sektori publik, deklarojnë për KosovaPress, mjekë dhe sindikata.
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla thotë se edhe Kushtetua e Kosovës, punonjësve mjekësore ua jep të drejtën që të punojnë në dy sektorët.
Syla i ka thënë KosovaPress-it, se derisa sektori publik shëndetësor ende nuk është në nivelin e dëshiruar, ekziston nevoja që pacientët të marrin ende shërbime mjekësore nga sektori privat.
Kryesindikalisti i shëndetësisë kosovare duke i konsideruar si mizerje pagat e mjekëve, thotë se ekziston rreziku që ata të zgjedhin sektorin privat karshi atij publik dhe spitalet publike të mbesin pa kuadro mjekësor.
Mendim të njëjtë me Sylën ndan edhe gjinekologu, Jakup Ismaili, i cili për KosovaPress, thotë se nëse ideja e Kurtit gjen zbatim, atëherë më së shumti do pësojnë pacientët.
Sipas tij, për shkak të pagës së ulët, mjekët do largohen drejt sektorit privat për shkak se aty kanë të ardhura më të mira.
Kryetari i Shoqatës së mjekëve shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Nevzat Elezi tha për KosovaPress, se në Maqedoninë e Veriut sistemi shëndetësor është i organizuar edhe në aspektin publik por edhe privat.
Pacientët në këtë shtet të rajonit mund të marrin shërbime primare dhe sekondare nga mjekët e njëjtë edhe në sektori publik por edhe atë privat.
Elezi thotë se sa i takon shërbimeve terciare shëndetësore, është i organizuar vetëm në nivelin publik.
Mendimi i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili në bazë të rezultateve preliminare të KQZ –së, do jetë kryeministri i ardhshëm i Qeverisë së Kosovë po del të jetë problematik dhe të zbatohet edhe në baza kushtetuese.
Kjo pasi që në vitin 2013, një grup deputetësh kishin dërguar në Kushtetuese, nenin 41 të Ligjit për Shëndetësi, që u kërkonte mjekëve të përcaktoheshin nëse duan të punojnë në publik apo në privat, por kushtetutesja duke iu referuar këtyre neneve, kishte marrë vendim se këto nene janë në mospërputhje me nenin 49 të Kushtetutës që flet për të ‘Drejtën e Punës dhe Ushtrimin e Profesionit’.