Profesori universitar, Ibrahim Berisha, i cili është edhe një themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka komentuar zhvillimet e fundit brenda LDK-së.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar se cila është arsyeja e humbjes së LDK’së, në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Berisha ka thënë se liderët e LDK-së kanë punuar kotur për t’i mbajtur anëtarët e saj ku ishin para 20 vjetëve.
“Një nga arsyet kryesore të humbjes së LDK-së është se liderët e saj punuan t’i mbajnë kotur anëtarësinë atje ku ishin para 20 vjete. Ndërsa, nga atëherë në tregun elektoral kanë hyrë 20 gjenerata të reja që nuk duan të koten nën hijen e liderëve pa të ardhme”, ka shkruar Berisha.