Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka vjedhur 4200 euro para të gatshme, nga çanta e një gruaje në lagjen ‘Veternik’ në Prishtinë.
Paratë i janë kthyer viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës