• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

I zhgënjyer me rezultatin e PDK-së, Ramiz Lladrovci kërkon dorëheqje të kryetarëve të Degëve dhe në Kryesi

18/02/2021 - 09:58:00
I zhgënjyer me rezultatin e PDK-së, Ramiz Lladrovci kërkon dorëheqje të kryetarëve të Degëve dhe në Kryesi

Pas përfundimit të zgjedhjeve ku PDK doli e dyta me 17% të votave, Ramiz Lladrovci përmes një letre të hapur dërguar partisë ka kërkuar të bëhen reforma.

Ai thotë se për të shënuar rikthim të suksesshëm pas katër viteve, duhet urgjent të ndërmerren masa.

Lexo më shumë

KEK – Nisin përgatitjet për investimet në ndërtimin e impiantit për zvogëlimin e NOX-it në TC Kosova B

KEK-u fillon me sukses zbatimin për liberalizimin tregut të enregjisë

June 1, 2025
3
Aksident i rëndë vdes  një 19-vjeçar

Aksident i rëndë vdes një 19-vjeçar

June 1, 2025
20

Lladrovci thotë se duhet të ndodhë dorëheqje e secilit kryetar të degës ku PDK ka pësuar humbje të elektoratit apo dobësim të ndjeshëm, dhe lirim nga detyra e secilit drejtues të PDK-së nga Kryesia që në opinion ka pasur dhe ka hipoteka për pandershmëri, vepra penale apo akuza, shkruan Reporteri.net.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Letër e hapur për Partinë Demokratike të Kosovës

Secili e di fillimin e vet politik, por, jo edhe fundin. Kjo çka ngjau në zgjedhjet e 14 Shkurtit, ishte paralajmërim, jo vetëm nga unë, por edhe nga dashamirët, simpatizantët dhe qytetarët që vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës, e shihnin si slogan për përfitime individuale.

Tkurrja e PDK-së, arriti pikën alarmante, për shumë arsye.

Dështimin na paralajmëroi votimi i vitit 2019. Na paralajmëroi pjesëmarrja jonë në rrëzimin e Qeverisë pa u bërë 100 ditë, na paralajmëroi diaspora, na paralajmëroi fushata parazgjedhore, na paralajmëruan emrat e kandidatëve skematik të PDK-së dhe qytetari i tmerruar nga mungesa e ndjenjës për ta dhe mirëqenien e tij.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

E gjithë kjo, nuk ishte e mjaftueshme për të marrë mësim.

Qytetarit nuk i mjaftoi historia, as fjalët e bukura. Atij i kanë munguar veprat. Ai të ndëshkon për ato që i bën keq dhe ato që nuk i ke bërë mirë. PDK ka bërë gabime për të pritur rezultat tjetër, për fat të keq, këtë e ndihmuan jo vetëm keqbërësit, por edhe karrieristët e regjur dhe profiterët vendorë e ndërkombëtarë.

Ashtu siç jam zotuar, komuna e Drenasit, ishte, është dhe mbetet bastion i pathyeshëm i PDK-së, vijuese besnike e themeluesve të UÇK-së dhe PDK-së, Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Partia politike është vizion i shumë qytetarëve me një synim të përbashkët dhe nuk ka pronar, por me kontribuues, me udhëheqës të konfirmuar nga vota dhe vullneti i lirë i anëtarëve. Çdo përpjekje për pronësi në parti, do t’i kthehet me hakmarrje nga qytetarët, madje me kamatë.

Për të shënuar rikthim të suksesshëm pas katër viteve, konsideroj se duhet urgjent të ndërmerren masat si vijon:

Dorëheqje e secilit kryetar të degës ku PDK ka pësuar humbje të elektoratit apo dobësim të ndjeshëm,

Lirim nga detyra e secilit drejtues të PDK-së nga Kryesia që në opinion ka pasur dhe ka hipoteka për pandershmëri, vepra penale apo akuza,

Mënjanimin e manipuluesve të zgjedhjeve të brendshme nga seksioni, nëndega apo dega, të njohur për montime të votimeve dhe numërimit të votave dhe për rezultate të montuara,
Riorganizimin e menjëhershëm në nivel të degëve, duke i bërë të afta për opozitë dhe reflektim politik për nivelin lokal e jo për çështje globale e ndërkombëtare,

Lirimin nga detyra të kuadrit të paaftë, servilë dhe keqbërës gjatë dy dekadave e këndej, nëpërmjet një komisioni etik, të krijuar enkas për vlerësimin e personaliteteve të atakuara në media apo nga anëtarët e degëve,

Riorganizimin thelbësor të zgjedhjeve të brendshme, larg çdo implikimi nga jashtë, larg çdo paragjykimi të kandidatëve, të imponimeve nga qendra dhe klientelizmit,
Publikimi i Deklaratës politike të PDK-së dhe vlerave që synon,

Debatin e brendshëm për çështjet madhore dhe synimet, nëpërmjet personaliteteve të afta dhe të dëshmuara,

Ndryshimin e statutit dhe programit, konform situatës,

Reagimi i shpejtë dhe efektiv kur i bëhet dëm vendit, qytetarëve apo interesave publike nëpërmjet profileve të dëshmuara nga aftësia dhe atdhetarizmi,

Thellim i komunikimit efektiv me anëtarësinë në terren, pa emisar e ndërmjetës politik,
Ndryshimi i kursit triumfalist në kursin real opozitar, duke prezantuar drejtë vlerat e PDK-së dhe vizionin e saj.

Të ndërpritet praktika e shpërblimit dhe avancimit të deshtakëve në zgjedhje qendrore e komunale.

Të ndërpritet një herë e përgjithmonë promovimi i humbësve dhe praktika që humbësit t’i mësojnë fituesit se si t’i fitojnë zgjedhjet,

Të gjitha këto veprime, sepse, qytetarët nuk duan fjalë, duan vepra, duan emancipim të mëtejshëm, nivel tjetër të kërkesave, ofertave dhe kauzave politike, në kushte dhe rrethana të reja.

Drenas, 18.02.2021

Me nderime,

Ramiz Lladrovci

P.S. Po shihet që dy letrat e mia paraprake, njëra para Konventës më 2018, e tjetra më 2.12.2020, drejtuar anëtarëve të Kryesisë së PDK-së, ku kam shfaqur brengat e mia, fare nuk janë lexuar e as kanë pasur ndikim, është për keqardhje.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

KEK – Nisin përgatitjet për investimet në ndërtimin e impiantit për zvogëlimin e NOX-it në TC Kosova B
Ekonomia

KEK-u fillon me sukses zbatimin për liberalizimin tregut të enregjisë

June 1, 2025
3
Aksident i rëndë vdes  një 19-vjeçar
Lajme

Aksident i rëndë vdes një 19-vjeçar

June 1, 2025
20
Tre të vdekur e mbi 50 të lënduar nga zjarri në spitalin e Hamburgut
Bota

Tre të vdekur e mbi 50 të lënduar nga zjarri në spitalin e Hamburgut

June 1, 2025
16
Grabitje në një pompë derivatesh në Obiliq
Lajme

Grabitje në një pompë derivatesh në Obiliq

June 1, 2025
6
Policia e Prokuroria me aksion në pesë komuna për ndërtime pa leje
Lajme

Kanoset një zyrtar në Pejë, tentuan t’i digjnin veturën

June 1, 2025
6
Zbulohet plani  britanike, për të blerë avionë luftarakë që mbajnë bomba bërthamore
Bota

Zbulohet plani britanike, për të blerë avionë luftarakë që mbajnë bomba bërthamore

June 1, 2025
34
Next Post
Ndahen mjete për mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mjekët dhe punëtorët teknikë

Ndahen mjete për mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mjekët dhe punëtorët teknikë

Më të fundit

  • KEK-u fillon me sukses zbatimin për liberalizimin tregut të enregjisë
  • Aksident i rëndë vdes një 19-vjeçar
  • Tre të vdekur e mbi 50 të lënduar nga zjarri në spitalin e Hamburgut
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi