Të shtëna me armë kanë ndodhur në orët e mbrëmjes në Vitomiricë të Pejës, afër shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri”. Indeksonline raporton se njëri ndër të vrarët është ish-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.
Dy persona të vrarë janë nga të shtënat, njëri prej tyre është kandidati i PDK-së për Pejën, Astrit Ademaj.
Po ashtu një person është i plagosur nga të shtënat.
Vritet Astrit Ademaj, kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës
Lajmin se ka të plagosur dhe të vdekur nga të shtnëat për Gazetën Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejës, Shkodran Nikçi.
Në vendin e ngjarjes ndodhet Prokuroria e Departamentit të Krimeve të rënda dhe po merret me rastin.
Aktualisht nuk raportohet për të arrestuar lidhur me rastin.