• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

“I vramë 5 ushtarë serbë në distancë prej 4 metrash…”, rrëfimi i veteranit të UÇK-së

31/05/2021 - 23:20:43
“I vramë 5 ushtarë serbë në distancë prej 4 metrash…”, rrëfimi i veteranit të UÇK-së

Bashkëluftëtari i heroit Xhemajl Fetahaj, Cen Aliçkaj, ka rrëfyer për përballjet e tyre gjatë 1999-ës, me forcat serbe, në betejën e Koshares.

Siç tregoi Fetahaj, luftimet mes UÇK-së dhe forcave serbe, kishin nisur me një distancë prej katër metrash nga të dyja palët.

Lexo më shumë

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

May 12, 2025
10
Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

May 12, 2025
24

”Në maj të 1999-ës, ne kemi marrë iniciativë për eliminimin e një grupi vëzhgues të brigadës. Na kanë dhënë një informacion, jo të plotë, jo të saktë”.

”Na është thënë se ‘’është një njësi që bën korrigjimin e artilerisë’’, dhe në konsultim me Hisen Berishën, kemi marrë vendim që ta eliminojmë atë pikë”.

”Ne jemi nis bashkë me Xhemajl Fetahajn, Milazim Shalën, Florim Matajn, Xhevdet Matajn. Kemi thënë veç një komunikim, për krejt tjetër gjë me folë, por me pasë koordinimin se për çka po flasim”.

”Kur jemi ngjit prej një pjese shumë të rrëshqitshme, terren shumë i thyer. Dhe kur kemi shku lartë, një pjesëtar ka lëvizë pak dhe jemi takuar me forcat serbe. Distanca ka qenë katër metra”.

”Pastaj kemi nisur luftimet nga ajo distancë. Kemi asgjësuar pesë pjesëtarë të forcave serbe, që kanë qenë të pozicionuar aty. Ata kanë filluar tërheqjen sepse mendonin që jemi një grup i madh i luftëtarëve, ndërsa na ishim vetëm pesë”.

”I pari në betejë, duke e gjuajt bombën, është goditur dhe ka rënë Milazim Shala. Pas vrasjës së tij, serbët e kuptuan se jemi pakicë dhe na u kundërpërgjigjën me gjithë arsenalin e tyre. Ne ua kishim marrë armët e tyre, zollat, ua kemi marrë kallashët që kanë pasë, dhe pas vrasjes së Milazimit ne kemi tentuar ta tërheqim atë, por aq kanë qenë në pozicion sa s’kemi mund ta tërhiqnim trupin e tij”.

Tutje ai tregon edhe se si kishte ndodhur rënia heroike e ushtarit të DELTA-ve, në Koshare.

”Isha i pajisur me armë snajper, jam detyruar me heq snajperin dhe kam gjuajtur me shënjestër mekanike. E kam paralizuar një që ka qenë aty me mitrolez”.

”Dhe iu kam thënë atyre që (forcat serbe) i kemi shumë afër. Sepse kam pasur një vijë me ta, me [Xhemajlin, Florimin dhe Xhevdet Matajn]. E kam heq zollën me gjuajt me një armë që është armë e fortifikuar, por në momentin që jam ngritur, një ushtar ose oficer serb ka dalur në anën bash ku e kam pasur kokën, por fati që kam dalur në një pjesë tjetër shkëmbi që ka qenë dhe i kam gjuajt një bunker me zollë”.

”Pastaj iu kam thënë të tërhiqen dhe gjatë tërheqjes e kanë goditur dhe e kanë vra edhe dëshmorin, tashmë, heroin, Xhamajl Fetahajn”.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani
Lajme

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

May 12, 2025
10
Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson
Lajme

Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

May 12, 2025
24
Vjosa Osmani në 23-vjetorin e vrasjes së Ilir Konushevcit: Ai dhe liria janë një
Lajme

Osmani u ka dërguar ftesat partive për konsultime rreth ngërçit

May 12, 2025
10
Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël
Lajme

Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

May 12, 2025
9
Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës
Ekonomia

Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës

May 12, 2025
4
PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet
Bota

PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet

May 12, 2025
21
Next Post
“Njeriu i varfër kollaj sëmuret, e ai i sëmuri lehtë varfërohet”, Kurti për ndikimin e pandemisë në Kosovë

“Njeriu i varfër kollaj sëmuret, e ai i sëmuri lehtë varfërohet”, Kurti për ndikimin e pandemisë në Kosovë

Më të fundit

  • Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani
  • Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson
  • Osmani u ka dërguar ftesat partive për konsultime rreth ngërçit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi