Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka arritur që zyrtarisht të bëhet deputet i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Lajmi është konfirmuar nga këshilltari iu tij, Naim Murseli.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë që Pacolli është njëri ndër më të votuarit në listën e LDK-së.
“Me një rritje të votave nga zgjedhjet e fundit, dhe nga kandidatët më të votuar të listës së LDK-së, Behgjet Pacolli është gati për mandatin e tij të radhës si deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së”, ka shkruar ai.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, AKR-ja dhe LDK-ja kanë garuar në koalicion.
Ato nuk patën rezultat aq të mirë zgjedhor duke dal të tretit në këto zgjedhje.
Në Kuvendin e Kosovës ata kanë arritur që të marrin vetëm 15 ulëse.