• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

I plagosi tre persona: Gjykata merr vendim për djalin e biznesmenit nga Deçani

04/01/2021 - 17:29:29
I plagosi tre persona: Gjykata merr vendim për djalin e biznesmenit nga Deçani

Gjykata Themelore e Pejës ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarin Melos Rrustemaj, i cili mbrëmjen e të shtunës ka plagosur tre persona.

Në njoftimin e Gjykatës është bërë e ditur se ngjarja kishte ndodhur pas një përleshjeje ndërmjet viktimave dhe të dyshuarit.

Lexo më shumë

Këto janë kundërshtimet e Putinit ndaj planit Amerika të armëpushimit?

Droni rus futët 10 kilometra në hapësirën ajrore rumune qëndroi për 50 minuta

September 14, 2025
26
Sot protestohet në Hagë në kundër Gjykatës Speciale

Sot protestohet në Hagë në kundër Gjykatës Speciale

September 14, 2025
5

“Me datë 02.01.2021, rreth orës 21:02 minuta, në Pejë, mu para shtëpisë së të dëmtuarve, me dashje e për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme dhe të atëçastshme mes të pandehurit dhe të dëmtuarve SH.D, A.D dhe F.D, i pandehuri ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin A.D, në atë mënyrë që pasi që vjen deri te fjalosja dhe përleshja mes të pandehurit dhe të dëmtuarve, i pandehuri në një moment nxjerr pistoletën nga brezi dhe shtie në drejtim të dëmtuarve duke iu shkaktuar lëndime trupore të rrezikshme për jetën, e pastaj largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, M.Rr, ka kryer veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.

Gjykata po ashtu ka bërë të ditur se gjatë procedurës hetimore do të dëgjohen viktimat dhe do të shikohen video-incizimet.

“Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i njëjti i ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet dhe se gjatë procedurës hetimore do të dëgjohen tre të dëmtuarit e pas shikimit të video incizimit eventualisht mund të dëgjohet edhe ndonjë dëshmitar që ka qenë prezent në vendin e ngjarjes, ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku se i njëjti mund të ndikojë në drejtim të ndryshimit të deklaratave të tyre, e me këtë të pengohet rrjedha normale e procedurës”, thuhet në njoftim.

“Gjykata, caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton edhe me faktin se me gjetjen e të pandehurit në liri, ka arsye për të besuar se i njëjti mund të asgjësojë, fshehë apo të ndryshojë provat e veprës penale. Gjithashtu, pesha e veprave të kryera penale, mënyra dhe rrethanat e kryerjes së veprave penale në qendër të qytetit ku frekuentohet nga një numër i madh i njerëzve si dhe raportet e acaruara mes të pandehurit dhe të dëmtuarve, tregojnë ekzistimin e rrezikut real se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, i njëjti mund të përfundoj veprën e tentuar penale apo të kryej ndonjë vepër të natyrës së njëjtë”, thuhet në deklaratëtn e Gjykatës.

Ndërkohë, rasti që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Pejë, la të plagosur babë, bir e nip.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Këto janë kundërshtimet e Putinit ndaj planit Amerika të armëpushimit?
Lajme

Droni rus futët 10 kilometra në hapësirën ajrore rumune qëndroi për 50 minuta

September 14, 2025
26
Sot protestohet në Hagë në kundër Gjykatës Speciale
Lajme

Sot protestohet në Hagë në kundër Gjykatës Speciale

September 14, 2025
5
Arian Tahiri e hap fushatën për Mitrovicën: Besoni tek unë, ashtu siç unë besoj te Mitrovica
Lajme

Arian Tahiri e hap fushatën për Mitrovicën: Besoni tek unë, ashtu siç unë besoj te Mitrovica

September 13, 2025
3
Sokol Haliti: Kosova ka vetëm një rrugë – pranë Amerikës me aleancë të palëkundur
Lajme

Sokol Haliti: Kosova ka vetëm një rrugë – pranë Amerikës me aleancë të palëkundur

September 13, 2025
8
Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende një rezolute për shkeljet në Hagë
Lajme

“Shqipëria nuk ndalet”: Presidenca Daneze e BE-së e fton të martën ti hapin 4 kapituj negociatash

September 13, 2025
11
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

I arrestuari për krime lufte dyshohet për vrasjen e 71 civilëve shqiptarë në Vushtrri

September 13, 2025
6
Next Post
Ekskluzive: Kush i kërkoi 250 mijë euro për vrasjen e Tahir Zemajt?

Ekskluzive: Kush i kërkoi 250 mijë euro për vrasjen e Tahir Zemajt?

Më të fundit

  • Droni rus futët 10 kilometra në hapësirën ajrore rumune qëndroi për 50 minuta
  • Sot protestohet në Hagë në kundër Gjykatës Speciale
  • Arian Tahiri e hap fushatën për Mitrovicën: Besoni tek unë, ashtu siç unë besoj te Mitrovica
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi