I ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Uashington, Valdet Sadiku, ka njoftuar për disa takime që ka pasur ditëve të fundit.
Ai ka thënë se janë duke u përgatitur për angazhimet e ardhshme, por nuk ka dhënë detaje se për çka bëhet fjalë.
Sadiku ka shtuar se miqësia e Kosovës dhe SHBA-ve është e palëkundur.
“Përfundimi i një jave produktive dhe përgatitje për angazhimet tona të ardhshme, me një besim të palëkundur në miqësinë dhe partneritetin tonë. Dje, sot, nesër, dhe gjithmonë!”, ka shkruar ai në Facebook.
Një reagim i tillë i Sadikut, vjen në kohën kur po diskutohen raportet e Qeverisë Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës