Në Bruksel, sot do të mbahet takimi i dyte mes koordinatorëve të dialogut mes palës kosovare dhe asaj serbe.
Ky takim, sikurse i pari do të udhëhiqet dhe ndërmjetësohet nga Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, sllovaku Miroslav Lajcak, i cili ndryshe ishte kundërshtari i pavarësisë së Kosovës.
Nga Kosova në këtë takim është Koordinatori i Qeverisë për dialogun, Skënder Hyseni bashkë me përfaqësuesin e të pagjeturve Ibrahim Makollin.
Kurse nga ana e palës serbe nuk ka ndryshuar asgjë, aty do jetë Marko Djuric, i arrestuari dhe i dëbuari nga Njësia Speciale e Kosovës gjatë vitit 2018
Tema kryesore e këtij takimi do jetë sërish bisedimet për personat e zhdukur dhe të zhvendosur në nivelin teknik.
Kujtojmë se Hyseni ka deklaruar dje për media se tani me Serbinë do diskutohet vetëm arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e ndërkombëtarisht obliguese. Sipas tij kjo marrëveshje me doemos do të rezultojë me njohje reciproke.