Futbollisti i Manchester Cityt Raheem Sterling, ka bërë një nga huqjet më të mëdha gjatë karrierës së tij.
Sterling në ndeshjen çerekfinale të “Champions League” ndaj Lyon, ka dështuar të shënoi në portën e zbrazur, duke mos arritur kështu ta barazoj rezultatin kur skuadra franceze po fitonte 2 me 1.
Kështu skuadra e Pep Guardiolas, nuk është pjesë e gjysmëfinales së kompeticionit më prestigjioz në futbollin evropian.
Me këtë rast “Citizens” e lëshuan rastin që përballë ta kenë Bayern Munchen në gjysmëfinale të Champions.
Lyon mbrëmë fitoi me rezultat 3 me 1.