Kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vazhduar parafushatën në qytetin e Lipjanit.
Ai thotë se PDK është e vetmja parti që gjithmonë ka pasur vizion të qartë për zhvillimin e vendit dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë, shkruan Reporteri.net.
Hoxhaj shton se forcimi e strukturimi i PDK-së, është forcim i vendit tonë.
Postimi i tij:
I shoqëruar nga anëtari i kryesisë Ramë Buja dhe deputetët, Ganimete Musliu e Gazmend Bytyçi, takuam strukturat tona në Lipjan. Dega e PDK-së në Lipjan, bashkë me kryetarin, Hyzer Rizani, është model i angazhimit dhe punës entuziaste, në të mirë të komunitetit dhe vendit.
PDK është e vetmja parti që gjithmonë ka pasur vizion të qartë për zhvillimin e vendit dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë! Prandaj forcimi e strukturimi i PDK-së, është forcim i vendit tonë.
PDK, forcë që prin! #HoxhajKryeministër