Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se ky subjekt politik nuk do të bashkohet në asnjë prej qeverive që mund të krijohen pas rënies së Qeverisë Kurti.
“Kemi pasa deklarata edhe nga Kryetari Kadri Veseli ditët e fundit, por ai është deklaruar qartazi edhe më 6 tetor se PDK do të vazhdojë të mbetet në opozitë”, ka thënë Hoxha para gazetarëve, transmeton Klan Kosova.
Ka qenë Presidenti Hashim Thaçi që ka njoftuar se të hënën do të nisë të takojë drejtuesit e partive politike për të gjetur një zgjidhje që të krijohet Qeveria në këtë situatë pa shkruar në zgjedhje të jashtëzakonshme.