Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka kujtuar ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi, me rastin e trevjetorit të ndarjes së tij nga jeta.
Hoxha e ka quajtur Rexhepin si humanist dhe luftëtar të jetës.
“Humanist, luftëtar i jetës, kryeministër i parë i Kosovës e mbi të gjitha një njeri i mirë dhe bashkëpunues. Dr. BAJRAM REXHEPI – do t’kujtohesh gjithmonë”, ka shkruar Hoxha