Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti do të vizitojë sot Spitalin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Klan Kosova ka raportuar mbrëmë për këtë spital, ku hapësirat janë gati, por u mungon stafi profesionist për të trajtuar pacientët me COVID.
Në spitalin e ushtrisë së Kosovës mungojnë respiratorët, por aty kanë rëngën të mushkërive, laborator e aparaturë për teste serologjike.
Megjithatë nga FSK shpresojnë që për këtë punë do të mbulohen nga QKUK pasi kanë një marrëveshje për këtë punë.