Qeveria e Kosovës me në krye Avdullah Hotin, do të mbajë një mbledhje sot nga ora 20:00, transmeton Gazeta Metro.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi të lëshuar për media.
“Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për datën 23.06.2020, Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, nuk është bërë e ditur se për çfarë do të diskutohet dhe cilat do të jenë pikat e rendit të ditës në këtë mbledhje, ndërsa ajo se çfarë dihet është se kryeministri Hoti do t’i mbledhë ministrant në Qeveri.