“Dhuna dhe tendenca për frikësim të gazetarëve është përpjekje për kufizim të lirisë së shprehjes dhe zhbërje të demokracisë, e cila nuk duhet te tolerohet sepse e drejta e fjalës së lirë është e garantuar me ligj”.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, e ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi.
Përmes një shkrimi në llogarinë tij në Facebook, Hoti i ka ftuar organet relevante që ta ndriçojnë këtë rast, njofton Klan Kosova.
“Sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi është sulm ndaj fjalës së lirë dhe si i tillë është i papranueshëm dhe i dënueshëm”.
“Ftoj organet e rendit për ndriçim sa më të shpejtë të këtij akti qyqar, ndërsa gazetarit Duriqi i uroj shërim dhe kthim sa më të shpejt në kryerjen e detyrës së tij”.