• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Hoti priti në takim njoftues Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Prishtinë, z. Tomas Szunyog

14/09/2020 - 13:16:37
Hoti priti në takim njoftues Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Prishtinë, z. Tomas Szunyog

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takimin e parë njoftues Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin e ri të Posaçëm të BE-së në Prishtinë, z. Tomas Szunyog.

Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e Qeverisë së Kosovës me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesin Special të BE-së ndërsa kryeministri Hoti ka shprehur gatishmërinë e kabinetit qeveritar që ky bashkëpunim të thellohet dhe të zhvillohet në frymën e respekti dhe komunikimit të drejtpërdrejtë për të gjitha çështjet.

Lexo më shumë

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
1
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
0

“Integrimi në Bashkimin Evropian është synim yni strategjik. Andaj, do të jemi të hapur dhe bashkëpunues në vazhdimësi për ta implementuar agjendën tonë të integrimit”, theksoi kryeministri Hoti, i cili, edhe në këtë takim, shtroi çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit tonë, duke theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës i kanë plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga BE-ja për këtë çështje.

“Ne vërtet jemi të interesuar që liberalizimi i vizave të ndodhë sa më shpejt dhe jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë me të gjitha vendet e BE-së, sidomos me ato që kanë hezitime, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm si të gjithë qytetarët e tjerë të Evropës”, theksoi kryeministri Hoti.

Në këtë takim, është diskutuar edhe për vazhdimin e punës së përbashkët në të gjitha fushat e bashkëpunimit që janë identifikuar deri tash, si dhe u konfirmua gatishmëria e të dyja palëve për t’i çuar përpara proceset e bashkëpunimit.

Ndërsa, Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, z. Tomas Szunyog, ka pohuar angazhimin e tij për t’i vazhduar marrëdhëniet e mira dhe funksionale me institucionet e Republikës së Kosovës.

“Bashkimi Evropian është i përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në proceset e zhvillimit të përgjithshëm si dhe bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian”, theksoi z. Tomas Szunyog. Në veçanti, vijoi ai, BE-ja do të vazhdojë angazhimin për mbështetjen e agjendës evropiane të Kosovës dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Po ashtu, z. Tomas Szunyog foli edhe për planin e investimeve të Bashkimit Evropian për ta ndihmuar rajonin për rimëkëmbjen ekonomike, me qëllim të tejkalimit të pasojave të shkaktuara nga pandemia COVID-19. /Telegrafi Sot/

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
Share1TweetSendShareSend

Related Posts

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
1
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
Lajme

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
0
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president

June 8, 2025
0
Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes
Lajme

Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes

June 8, 2025
0
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Të shtëna me armë në Vushtrri

June 8, 2025
3
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Tri vajza të mitura tentojnë të arratisen nga një strehimore në Lipjan

June 8, 2025
4
Next Post
Katër të vdekur dhe 55 raste me COVID-19 sot në Kosovë

Katër të vdekur dhe 55 raste me COVID-19 sot në Kosovë

Më të fundit

  • Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital
  • Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
  • 15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi