Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, bashkë me kabinetin e tij ka bërë homazhe tek varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, në ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka thënë se Rugova ishte tek ati themeltar i Kosovës, duke thënë se shpallja e Pavarësisë së vendit ishte projekti më i madh i shqiptarëve që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.
“Ne do t’u jemi përherë falënderues dhe mirënjohës Rugovës dhe atyre që kanë rënë për pavarësinë e vendit”.
“I uroj të gjithë sot për festën pavarësisë”, ka thënë Hoti.