Hoti u shpreh se pret një process të rregullt zgjedhor, ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që janë të prëfshirë në organizimin dhe mbikqyrjen e procesi zgjedhor.
Më poshtë postimi i plotë:
Servetja dhe unë e kryem të drejtën dhe obligimin tonë kushtetues për të votuar. Ftoj të gjithë qytetarët, të cilët kanë të drejtë për të votuar, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të votojnë. Sot është dita e tyre, ata sot thonë fjalën e tyre.
Pres të kemi një proces plotësisht të rregullt zgjedhor.
Falënderoj të gjithë ata që janë të përfshirë në organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor, stafin e KQZ-së, komisionerët, vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar, policinë, dhe gjithë institucionet e tjera të përfshira në këtë proces.