• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Hoti: Paga minimale do të jetë 300 euro, pa dallim moshe

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, në prezantimin e programit për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka theksuar që prioriteti i parë do të jetë shëndetësia.

03/02/2021 - 15:26:48
Hoti: Paga minimale do të jetë 300 euro, pa dallim moshe

Hoti ka thënë se do të punojnë për vaksinim, dhe se do të fillohet me sigurime shëndetësore, premtim i kahmotshëm i të gjitha partive.

Prioritet i i dytë sipas Hotit, do të jetë arsimi. LDK-ja ka premtuar uljen e numrit të nxënësve në klasa, mësim gjithëditor e promovim të shkencës.

Lexo më shumë

Pas 271 ditësh, amerikanit i hiqet veshka e derrit

Pas 271 ditësh, amerikanit i hiqet veshka e derrit

October 28, 2025
14
Memli apo Bedriu për kandidat të PDK-së për kryeministër e konfirmon Krasniqi

Memli apo Bedriu për kandidat të PDK-së për kryeministër e konfirmon Krasniqi

October 28, 2025
13

“Ne zotohemi për investime në fuqizimin e rinisë, punë praktike me pagesë, grante për biznese për të rinj, bursa për talente, njohjen e punës vullnetare. Ne duam që të gjithë të shohin bukuritë dhe begatitë që ka Kosova. Do të zhvillojmë turizmin, të pavarësojmë institucionet e kulturës, të mbështesim artistët dhe ngjarjet kulturore”, ka thënë ai në prezantimin e programit të LDK-së.

“Do të mbështesim bujkun dhe prodhuesin me shumë më tepër subvencione dhe grante, të orientuara kah prodhimi, me procedura transparente. Do të rrisim sipërfaqet bujqësore nën ujitje. Do të përmbyllim rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët dhe trajtimin e ujërave të zeza. Zotohemi të digjitalizojmë të gjitha shërbimet publike në afat rekord, që të evitojmë çdo burokraci ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Do të digjitalizojmë shkollat tona dhe do të mbështesim bizneset inovative. Prokurimi publik do të jetë plotësisht elektronik, transparent dhe me standarde të reja, ku shpërblehen firmat që punojnë, që respektojnë kontratat që kryejnë punët me cilësi. Odat dhe shoqatat profesionale do të marrin rol me ligj në zbatimin e politikave ekonomike dhe sociale”, ka thënë Hoti, teksa ka shtuar se “Me partnerët tanë, do të sjellim gazin në Prishtinë dhe do ta lidhim Prishtinën me Durrësin me hekurudhë”.

Ai ka përmendur edhe zhvillimin e turizmit.

“Ne duam që të gjithë të shohin bukuritë dhe begatitë që ka Kosova. Do të zhvillojmë turizmin, të pavarësojmë institucionet e kulturës, të mbështesim artistët dhe
ngjarjet kulturore”.

Hoti gjithashtu ka paralajmëruar pagën minimale 300 euro pa dallim moshe, heqje të kufizimit prej 15 vitesh për pensionet kontributdhënëse, e për pensione jo nën pagën minimale nga viti 2023.

“Paga minimale do të jetë 300 euro pa dallim moshe.Zotohemi të heqim kufizimin prej 15 vitesh për pensionet kontribut-dhënëse. Nuk do të ketë pensione nën pagën minimale nga viti 2023.
Asistenca sociale do të bazohet në shpenzimet e jetesës”, u shpreh ndër të tjera Hoti.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Pas 271 ditësh, amerikanit i hiqet veshka e derrit
Lajme

Pas 271 ditësh, amerikanit i hiqet veshka e derrit

October 28, 2025
14
Memli apo Bedriu për kandidat të PDK-së për kryeministër e konfirmon Krasniqi
Lajme

Memli apo Bedriu për kandidat të PDK-së për kryeministër e konfirmon Krasniqi

October 28, 2025
13
A do të ktheht në PDK Lladrovcin, flet Krasniqi
Lajme

A do të ktheht në PDK Lladrovcin, flet Krasniqi

October 28, 2025
20
Lladrovci me porosi për Memlin: “Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë”
Lajme

Lladrovci me porosi për Memlin: “Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë”

October 28, 2025
10
Mbi 100 persona të moshuar jetojnë të vetmuar në Kosovë
Lajme

Nga 1 janari “s’do” të ketë paga e pensione

October 28, 2025
25
Sot FSK-ja, e fillon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”
Lajme

Sot FSK-ja, e fillon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”

October 28, 2025
11
Next Post
Këngëtarja e njohur poston një foto të vjetër me Albert Krasniqin (FOTO)

Këngëtarja e njohur poston një foto të vjetër me Albert Krasniqin (FOTO)

Më të fundit

  • Pas 271 ditësh, amerikanit i hiqet veshka e derrit
  • Memli apo Bedriu për kandidat të PDK-së për kryeministër e konfirmon Krasniqi
  • A do të ktheht në PDK Lladrovcin, flet Krasniqi
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi