• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Hoti: Nuk ka investim më produktiv, sesa investimi në fushën e bujqësisë

09/09/2020 - 11:07:57
Hoti: Nuk ka investim më produktiv, sesa investimi në fushën e bujqësisë
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti mori pjesë në ceremoninë e përurimit të punimeve rehabilituese në sistemin e ujitjes Radoniqi – Dukagjini. Me këtë rast, pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit, kryeministri Hoti tha se ndihej vërtet i nderuar dhe shumë i kënaqur që pas 4-5 vjetësh një projekt që e kanë filluar me Qeverinë Mustafa, që mandej ka vazhduar të zhvillohet tutje në Qeverinë Haradinaj, po përfundon sot si fazë e parë e një projekti që ka filluar para 30 e më shumë vjetëve.

 Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Hoti shtoi se ata që kanë punuar përpara në sistemin e Radoniqit e kanë të qartë çfarë revolucioni praktikisht ka krijuar ky projekt në fushën e bujqësisë, shkruan Telegrami Sot.

Lexo më shumë

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
54
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
33

 “Unë jam shumë i nderuar që sot jam këtu me të gjithë të pranishmit, të nisim këtë projekt vetëm si fazë e parë, me shpresë që ministri me dinamikën e punës që e ka, shpejt të përfundojë komplet master planin për sistemin e ujitjes së tokave bujqësore në mbarë Kosovën dhe do t’i rrimë gati që atë master plan ta kthejmë në plan pune, të investimeve në mbarë Kosovën për të zgjeruar tokat bujqësore që janë nën ujitje”, tha kryeministri Hoti.

 Ndër të tjera, kryeministri Hoti theksoi se ndjehej i lumtur që tash, me këtë sistem mund të mbulohet hapësira prej 5 mijë hektarësh, me shpresë që shpejt të funksionalizohet edhe pjesa tjetër, që janë edhe 4 mijë apo 5 mijë hektarë shtesë deri në 10 mijë hektarë, duke thënë se duhet të kujdesen që për një periudhë 3-5 vjet të shtrijnë në të gjithë hapësirën deri në 30 mijë hektarë, deri poshtë në Prizren dhe Suharekë, ku integrohen të dy sistemet e ujitjes.

 “Nuk ka investim më produktiv, sesa investimi në fushën e bujqësisë, sepse sistemi i ujitjes së tokave bujqësore e rrit produktivitetin e prodhimit bujqësor së paku tri herë krahasuar me produktivietin në toka që nuk kanë ujitje dhe tash me këto zhvillimet ndërkombëtare, me pandeminë, kur sistemi i furnizimit me produkte bujqësore është i penguar dhe i vështirësuar, për shkak të komplet riorientimit të tregtisë globale, është e rëndësishme që ne të kemi prodhime vendore për të plotësuar së paku nevojat vendore dhe të koncentrohemi në ato produkte që vërtet kemi përparësi”, tha kryeministri Hoti, duke e përgëzuar ministrin Mustafa dhe misionet ndërkombëtare, që e kanë mbështetur gjatë gjithë kohës këtë projekt.

 Kryeministri Hoti përgëzoi, po ashtu, edhe kryetarin e Komunës së Gjakovës, kryetarin e Komunës së Rahovecit, komunitetin e fshatit, priftin e fshatit dhe të gjithë kompaninë “Radoniqi” që, siç tha ai, kanë punuar me zell, kur i kanë bërë para 4 vjetësh parametrat kryesor të këtij projekti. /Telegrami Sot/

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
54
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
33
Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
Lajme

Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video

March 17, 2026
16
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Lajme

Alarm për Kosovën: Tramp po planifikon ti tërheq ushtarët nga Kosova – Dokumenti

March 12, 2026
1.1k
Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës
Lajme

Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës

March 7, 2026
35
Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam
Lajme

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

March 4, 2026
22
Next Post
KOK-u kërkon nga Qeveria të lejojë zhvillimin e aktiviteteve sportive menjëherë

KOK-u kërkon nga Qeveria të lejojë zhvillimin e aktiviteteve sportive menjëherë

Më të fundit

  • Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
  • Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
  • Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi