• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Hoti: LDK-ja i ka të hapura të gjithë dyert në SHBA, Evropë dhe kudo në botë

04/02/2021 - 15:39:50
Hoti: LDK-ja i ka të hapura të gjithë dyert në SHBA, Evropë dhe kudo në botë
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të enjten gjatë tubimit elektoral në Pejë, se Qeveria e drejtuar nga LDK-ja, si pjesë e Partive Popullore Evropiane, i ka të hapura të gjitha dyert në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo në vendet demokratike.

“Me qeverisjen tonë Kosova i është kthyer normalitetit, është kthyer besimi tek aleatët tanë euro-atlantikë, janë hequr sanksionet ekonomike nga SHBA, erdhi njohja nga Izraeli, kemi nisur projekte 1 miliard dollarë nga Marrëveshja e Uashingtonit, kemi arritur ta menaxhojmë më mirë se çdo kush tjetër pandeminë dhe kemi ruajtur ekonominë e vendit tonë. Kundërshtarët tanë po bëjnë fushata linçuese, po japim premtime pa bazë dhe të pa menduara, po prodhojnë lajme të rrejshme, po kërcënojnë institucionet e drejtësisë”, tha Hoti.

Lexo më shumë

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?

June 16, 2025
2
Kjo është gjendja e fëmija e që u godit nga vetura në Pejë

Nga sot hyn në fuqi rregull i ri në Spitalin e Pejës

June 16, 2025
0

Ai tha se kur e morën drejtimin e qeverisë, Kosova ishte në izolim ndërkombëtar ndërsa zyrtarët e qeverisë së kaluar akuzonin dhe ofendonin zyrtarët më të lartë amerikanë se po rrinë me thika mbi harta për ta copëtuar Kosovën.

“Kur e morën ne Qeverinë, shkuam në Uashington. Nuk kishte thika e harta. Ne e nënshkruam marrëveshje ekonomike për projekte prej 1 miliard dollar, sollëm njohjen nga Izraeli dhe fuqizuam miqësinë tonë speciale me Amerikën. Me këtë marrëveshje e hapëm pikën e përbashkët kufitare në Merdarë, dhe sivjet mërgimtarët tanë kanë pritur më pak në kufi kur kanë vizituar familjet e tyre për festat e fundvitit. Nga kërcënimi për tërheqjen e ushtrisë amerikane, ne arritëm që Ushtrinë e Kosovës ta dërgojmë në misione paqeruajtëse ndërkombëtare bashkë me ushtrinë amerikane”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër.

Kryeministri Hoti foli edhe për programin që LDK ja ofron Kosovës dhe Pejës.

“Qeverisja jonë do ta garantoj pagën minimale 300 euro. Do të heqim kufizimin për 15 vjet për pensionet kontribut-dhënëse. Deri në vitin 2023 nuk do të ketë ndihmë sociale apo pension nën 300 euro. Asistenca sociale do të lidhet me koston e jetesës dhe rritet për 30%. Do të institucionalizojmë kujdesin për personat me nevoja të veçanta. Ashtu sikurse Ju dhe qytetaret e Pejës, edhe unë jam i mërzitur pse nuk ka shkuar ashtu sikurse kemi dashur projekti i Borea-s. Unë i premtoj Kryetarit Muhaxheri dhe gjithë pejanëve nga ky tubim, se me mua kryeministër dhe me Gazmendin kryetar, Borea do të bëhet siç e kemi planifikuar dhe siç e duan pejanët”, tha ai.

Duke votuar numrin 132 më 14 shkurt, Kryeministri tha se qytetarët votojnë për ruajtjen e kursit perëndimor të Kosovës.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?
Bota

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?

June 16, 2025
2
Kjo është gjendja e fëmija e që u godit nga vetura në Pejë
Lajme

Nga sot hyn në fuqi rregull i ri në Spitalin e Pejës

June 16, 2025
0
Sulmohet një grua nga Kosova duke ia djegëur veturën në Leposaviq
Lajme

Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin

June 16, 2025
0
Arrestohet hajni në Prishtinë
Lajme

Arrestohet hajni në Prishtinë

June 16, 2025
7
Netanyahu: Me Trumpin jemi plotësisht të koordinuar për Irain
Lajme

Netanyahu: Me Trumpin jemi plotësisht të koordinuar për Irain

June 16, 2025
4
Izraelit e vret shefin e inteligjencës  iraniane
Lajme

Izraelit e vret shefin e inteligjencës iraniane

June 16, 2025
5
Next Post
“Nora Market” përmbytë fshatrat Vragoli dhe Miradi, banorët me peticion i drejtohen Komunës FOTO

“Nora Market” përmbytë fshatrat Vragoli dhe Miradi, banorët me peticion i drejtohen Komunës FOTO

Më të fundit

  • Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?
  • Nga sot hyn në fuqi rregull i ri në Spitalin e Pejës
  • Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi