Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se do të ketë një pako të re prej 182 milion eurove, për rimëkëmbje ekonomike.
Ai thotë se gjatë muajit tetor janë ndarë 87 milionë euro, prej të cilave 60 milionë u janë ndarë komunitetit të biznesit, duke u ndihmuar atyre që të qëndrojnë në treg, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Pako e re prej 182 milion eurove, për rimëkëmbje ekonomike!
Përkundër situatës sfiduese në kohën që po përballemi me pandeminë Covid-19, megjithatë kemi siguruar funksionimin e shumicës së bizneseve.
Gjatë muajit tetor janë ndarë 87 milionë Euro, prej të cilave 60 milionë u janë ndarë komunitetit të biznesit, duke u ndihmuar atyre që të qëndrojnë në treg.
Sot, në takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e Qeverisë dhe adreson sfidat e sektorit privat, kam kërkuar që anëtarët e këtij këshilli të dakordohen për pakon e re për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumë prej 182 milion euro, si dhe për një listë të reformave për një pako të re fiskale, të cilat pritet të finalizohen në fillim të vitit të ardhshëm.