Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka lënë të nënkuptohet se LDK-ja tani është e gatshme për zgjedhje me një moto të re.
Hoti ka shkruar “BesëLidhja” në postimin e tij në rrjetin social.
LDK-ja sot po mban mbledhjen e Kryesisë ku po diskutohet edhe nominimi për Kryeministër.
Kryesia ka zgjedhur Arban Abrashin si Sekretar Organizativ, raporton Gazeta Express.
Në këtë mbledhje kanë munguar dy anëtarët e Kryesisë, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu.
Të dy këta që qeverisin me Gjilanin respektivisht me Podujevën duket se nuk kanë qenë të kënaqur me Kryetarin Isa Mustafa i cili po e mbështet Vjosa Osmanin si candidate për Kryeministër.