Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta votojë në mbledhjen e qeverisë propozimin e sotshëm të Kurtit për heqjen e taksës.
“LDK’ja nuk e voton në mbledhjen e qeverisë propozimin e Kurtit për heqjen e taksës”, është shprehur Hoti.
Hoti tutje tha se “Nëse Serbia nuk reflekton, ne shkojmë me masën e reciprocitet”.
Gjithashtu Hoti tha se nëse nesër hiqet taksa pa kushte dhe pa reciprocitet, krerët e shtetit të martën do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për dialog.
“Nëse taksa hiqet nesër, krerët e shtetit të martën do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për ta rifilluar dialogun”, është shprehur Hoti.
“Java tjetër është momentum i rëndësishëm në zhvillimin e dialogut”, shtoi Hoti.