Me miratimin e vendimit “Tejkalim të rregullave fiskale” nga Kuvendi i Kosovës, Qeveria Hoti morri dritën jeshile për implementimin e “Programit për rimëkëmbje ekonomike”.
Kryeministri Avdullah Hoti thotë se gjatë viteve 2020-2021 me ministrat e kabinetit të tij, do t’i angazhojnë të gjithë resorët shtetërorë për t’i futur mbi 1 miliard euro në ekonominë e Kosovës, shkruan Indeksonline.
“Ashtu sikur shumica e vendeve të BE-së të prekura nga #COVID19, edhe ne e kemi ndjekur rregullin e rritjes së deficitit buxhetor, në mënyrë që të garantojmë qëndrueshmëri financiare.
Bashkë me kabinetin do të sigurohemi që ky program ekonomik e social të jetë gjithëpërfshirës, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim!”, u shpreh Hoti