Një ngjarje horror është zbuluar në Rusi, aty ku është arrestuar edhe një 51-vjeçar.
Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, personi në fjalë akuzohet se ka ngrënë tre persona.
Sipas raportimeve, kanibali miqësohej me njerëzit dhe më pas i çonte në shtëpinë e tij, i dehte me alkool dhe i ulte të flinin. Menjëherë sapo i zinte gjumi, i qëllonte për vdekje me thikë dhe i copëtonte.
Vrasjet dyshohet se ndodhën në 2016-2017, por SK thotë se u desh shumë kohë për të identifikuar viktimat. Pjesët e trupit nuk ishin të identifikueshme pa teste mjeko-ligjore.
Deklarata e SK thotë se “përveç kanibalizmit, i akuzuari rregullisht vriste dhe hante mace, qen dhe kafshë të tjera të vogla dhe zogj, eshtrat e të cilëve u gjetën në çanta të përziera me kocka njerëzore”.