Ylli i filmit “Chariots Of Fire” Ben Cross ka vdekur në moshën 72-vjeçare.
Ai ndërroi jetë ditën e djeshme në Vjenë, Austri sipas familjarëve të tij.
Cross ishte më shumë i njohur për potretizimin e tij të Harold Abrahams në filmin ‘Chariots of Fire’ në vitin 1981 si dhe Sarek në ‘Star Trek’ 2009.
Lajmin e trishtuar e dha vajza e tij me anë të një statusi në Facebook ku shkroi:
‘Me zemër të thyer po ndajë me ju lajmin që babai im i dashur vdiq disa orë më parë. Ai ishte i sëmurë për një kohë të gjatë por pati një rënie të shpejtë javën e kaluar’ duke mos specifikuar se nga çfarë sëmundje vuante babai i saj.
Cross lindi në Londër në dhjetor të vitit 1947 në një familje të klasës punëtore.
Aktori studio në Akademinë Mbretërore të Arteve Dramatike në Londër.
Ai u bashkuar me kompaninë ‘Royak Shakespeare’ në 1977.
Aktori është martuar tre herë dhe la pas bashkëshorten Deyana Boneva Cross dhe tre fëmijët e tij.
Në tetor të 2014 ai u bë gjysh prë herë të parë