Historiani dhe deputeti Frashër Demaj ka thënë se shpallja e Pavarësisë së Kosovës është arritja më e madhe e shqiptarëve në historinë moderne.
“Që nga koha kur është ndarë nga trungu Kosova në fund të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, breza të tërë kanë luftuar për liri dhe bashkim kombëtar.
Kosova është faktor, nëse nuk është në binarët e normalitetit atëherë rreziku është që kjo të reflektohet në Ballkan duke nisur nga Shqipëria…”, ka thënë Demaj, njofton Klan Kosova.
“Kosova është faktor stabiliteti, nëse kemi parasysh pozitën gjeostrategjike, Kosova mund të prodhojë stabilitet si shteti më i ri në Ballkan”.
“Rrugëtimi deri të pavarësimi ka qenë i gjatë, nga 1980 kur Serbia suprimoi autonominë e Kosovës dhe institucionet e Kosovës si kundër-reagim vepruan politikisht më 2 korrik 1990 ku shpallën deklaratën e 2 Korrikut. Pas deklaratës kushtetuese është miratuar Kushtetuta e Kosovës dhe më pas është formuar edhe partia e parë politike LDK që ka bërë homogjenizimin e popullit shqiptar”.
Demaj ka theksuar se ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës në ballë të të cilit ka qëndruar Ibrahim Rugova ka qenë kyçe.
“Pa luftën e UÇK nuk do të kishte pavarësi. Periudha e ndërkombëtarizimit të Kosovës ka qenë kruciale, kjo është fakt. Rugova refuzoi luftën në atë kohë, nëse nuk fitohej kauza politike shqiptarët do të vriteshin kot. Periudha e ndërkombëtarizimit të Kosovës i ka meritat e veta”.