LDK-së i shtohet edhe një kandidat i ri për deputet në Kuvendit e Kosovës. Historiani Frashër Demaj do të jetë kandidat për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Demaj përmes një postimi në Faecbook, ku sqaron se kjo është bërë me propozimin e Degës së Katërt të LDK-së në Prishtinë dhe me miratimin e Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm.
“Ju faleminderit të gjithë atyre që besojnë që së bashku mund ta ndryshojmë dhe ta ndërtojmë vendin tonë”, shkruan Demaj.
Akademiku dhe historiani Frashër Demaj, ndonëse ishte në listën e LDK’së për deputet edhe më herët, kësaj radhe është paraqitur si propozim i degës së IV.