E gjithë historia filloi me zhdukjen e një vajze të vogël, që më pas mbushi ballinat e mediave të huaja për shkaktarin e zhdukjes së saj, e ku po dyshohet të jetë e përfshirë edhe një kosovare.
Christian Bruecker i cili kishte të dashur Nakscije Miftarin, ishte personi që fajësohej për zhdukjen e vajzës 4 vjeçare në Portugali në 2007. Një mik i afërt me familjen tha se ky nuk ishte krimi i parë i kryer nga Bruecker, ai kishte kryer edhe disa krime tjera.
Lexo Edhe:
Historia e kosovares së përfshirë në zhdukjen e vogëlushes angleze 13 vjet më parë
Nakscije Miftari kishte deklaruar për autoritetet zyrtare që kanë prova se Maddie kishte vdekur.
Prokurori Hans Christian Ëolters, për Sky Neës tha: ‘Pas gjitha informatave që kemi marrë, vajza ka vdekur. Nuk kemi informacion se ajo është gjallë.’
‘Të gjitha na dërgojnë te fakti se ajo ka vdekur. Ne kemi fakte që na bëjnë të besojmë këtë, edhe pse më duhet të pranojmë që nuk e kemi trupin e saj.” tha ai.
Autoritetet gjermane dërguan çështjen në Interpol për heti ndaj Miftarit që besonin se kishte të dhëna të rëndësishme për çështjen e Madeleine.
Detektivët në Britani dhe Gjermani dëshironin të dinin për të kaluarën e Brueckner, dhe sidomos kohën e tij në Portugali, transmeton Gazeta Metro.
Brueckner filloi të dashurohej në Nakscijen pasi u vendos në një shtëpi në Braunschëeig, një qytet industrial në Gjermaninë jugore, ku drejtonte një kioskë që shiste pije të ftohta, dhe ëmbëlsira.
Ai më pas e mori Nakscije në Portugali në 2014, ku ajo ishte deportuar për në Gjermani më pak se një vit pasi dyshohej për krim.
Por çifti u nda më pas, pasi Nakscije raportoi Brueckner në polici për dhunë ndaj saj.
“Nakscije raporti Brueckner në polici’, një mik i familjes i tha MailOnline. ‘Ajo ishte adoleshente kur u bënë bashkë, 17 vjet mendoj. Ai ishte shumë më i vjetër. Ata jetuan në një apartament bashkë në Braunschëeig, afër kioskës që ai e drejtonte. Ajo ishte një vajzë shumë e mirë. Por ishte shumë e frikësuar nga ai. Ai ishte shumë tip agresiv. Brueckner e mori atë në Portugali në verën e vitit 2014.
Por ajo u deportua nga Portugalia në 2015. Brueckner gjithashtu u kthye nga Gjermania disa muaj më pas. Ata vazhduan të jetonin së bashku por vazhdonin të grindeshin. Ata u ndanë kur ai tentoi të vriste atë. Brueckner u zhduk ndërsa Nakscije ishte duke marrë trajtim. Pasi ai la vendin ku jetonin tentoi të vihej në kontakt përsëri me Nakscije. Brueckner vazhdoi të thërriste atë, duke i thënë se e dashuronte dhe se i mungonte. Por ai çdoherë ishte nën ndikimin e drogës. Po pinte shumë dhe po merrte drogë”, shtoi miku.
Miqtë e familjes kuptuan se Nakscije dëgjoi më vonë se i dyshuari kryesor në zhdukjen e vajzës 4 vjeçare ishte Brueckner. Policia më pas dëshironte të fliste me Nakscijen pasi një ish e dashur e Brueckner ishte marrë në pyetje, transmeton Gazeta Metro.
Ish e dashura kishte thënë se ishte në një marrëdhënie me një pedofil gjerman Christian Brueckner për rreth një vit, në 2004, 3 vite para se vajza të zhdukej. Ajo nuk ishte e dyshuar, por sipas raporteve, ajo pranoi të bashkëpunonte me policinë dhe bisedoi dy herë me ta rreth ish partnerit të saj.
Prokurori i Braunschëeig, Hans Christian Ëolters, dje konfirmoi se rrethanat e rastit të Madeleine janë të dyshimta, dhe Brueckner ende nuk është marrë në pyetje nga policia.
Autoritetet besojnë se Brueckner ishte i përfshirë në zhdukjen e shumë fëmijëve, përfshirë 6 vjeçaren René Hasse në 1996, dhe 5 vjeçaren Inga Gehricke në 2015.