Para 21 vitesh në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.
Lufta e kishte dërmuar shumë Kosovën dhe popullin e saje. Shumë të vrarë e të zhdukure e mijëra te burgosur e te torturuar nga regjimi i Millosheviqit.
Nga kjo dhune e terrorit serb nuk shpëtoj as fshati Ozdrim i Pëjes në te cilin u vranë dhjetëra civil e u burgosen dhe u dërguan në burgjet e Serbisë shumë burra te këtij fshati, nga lagjet: Krasniqi, Gashi, Shala, e Elshani.
Ku pas çlirimit të Kosovës fillon edhe lirimi i tyre me ndihmën e kryqi te kuq ndërkombëtare.
Grupi përbëhej nga gjithsej 166 burrave të arrestuarve, të cilët u dorëzuan në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) të Premten e vitit 1999 të muajit qershore.
166 shqiptarë etnikë, të cilët u liruan nga paraburgimi në Serbi, u kthyen në shtëpitë e tyre, shkruan në atë kohë AFP, media ndërkombëtare e cila e kishte përcjell nga afër kthimin e të burgosurve e në mesin e tyre edhe të shumë burrave nga fshati Ozdrim i Pejës
Sapo u liruan nga paraburgimi në Serbi, këta burra shqiptarë u kthyen në shtëpitë e tyre në fshatrat përreth Pejës në Kosovën Perëndimore.
Pas zbritjes nga autobusët I-C-R-C në Pejë, disa nga burrat e liruar folën për ndalimin e tyre nga autoritetet jugosllave.
Lotët dhe përqafimet shënuan ribashkimet emocionale të familjarëve me të burgosurit
Ky ishte rrëfimi i dy vëllezërve, Pajazit dhe Niman Gashi, nga fshati Ozdrim , te cilët u burgosën për më shumë se shtatë javë, bashkë me 40 bashkëfshatarëte tyre. Por sot fatkeqësisht Pajaziti dhe Nimani nuk janë gjallë pasi kanë vdekur pas lufte nga vdekja natyrale, shkruan Telegramisot.
Video