• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Histori drithëruese nga tërmeti, që tronditën shqiptarët

30/11/2019 - 09:30:14
Histori drithëruese nga tërmeti, që tronditën shqiptarët

Do të duhen kohë që të mbyllen sadopak plagët që la pas tërmeti 6.3 ballë i shkallës Rihter që goditi Shqipërinë, sidomos për të afërmit e atyre që humbën jetën në një ndër tragjeditë më të rënda të kombit tonë.

Por edhe historitë tragjike dhe të dhimbshme të tyre vështirë se do të harrohen lehtë nga gjithë shqiptarët, që i përjetuan ato gjatë këtyre ditëve të vështira.

Lexo më shumë

Lamtumirë shi!!!

Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius

June 6, 2025
3
Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit

Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit

June 6, 2025
15

Në orët e fundit të kërkim-shpëtimit, një nënë doli e nga gërmadhat e përqafuar me tre fëmijët e saj, njëri 6-vjeç dhe dy të tjerët binjakë, dy-vjeçarë, të katër të përqafuar, por fatkeqësisht të pajetë.

Një tragjedi e madhe ishte edhe ajo e familjes Lala në Durrës, ku vilën që u shemb në Kënetë, u gjeten tete persona të vdekur dhe u shpëtua vetëm një 17-vjeçar.

Forcat e kërkim-shpëtimit pas shumë orësh kërkime mundën të nxirrnin trupin e fundit nga rrënojat të Ilirit, i cili ishte person me aftësi të kufizuara.

Por edhe një familje e tërë u shua nën rrënojat e banesës së tyre në Durrës, pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të së martës.

Babai Eduard Reçi, 54 vjeç, nëna Dolora Reçi, 49 vjeç, vajza Kristi Reçi, 25 vjeç, dhe djali Klaus Reçi, 21 vjeç, u shuan nën rrënojat që la pas tërmeti.

Për vajzën, Kristi Reçi, studente e shkëlqyer e Mjekësisë, edhe mediat e huaja konfirmuan se ishte e fejuara e djalit të madh të

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kryeministrit Edi Rama, Gregorit, ndërsa ky i fundit pranoi se mes viktimave ndodhej edhe një e afërme e tij bashkë me familjen.
Një tjetër familje, që u prek më rëndë nga tërmeti ishte familja Cara.

Albert Cara, 54-vjeç,i cili doli i plagosur dhe u nis sot për një mjekim më të specializuar në Itali, humbi gruan, vajzën dy djemtë, dhe të fejuarën e djalit, më konkretisht: Hasan Albert Cara, Almir Albert Cara, Fatmira Qazim Cara (bashkëshortja e Albertit) , Erisa Steneci (e fejuara e Almirit), Stela Anthi Cara dhe Sadajana Hysa Cara.

Në një histori tjetër të dhimbshme, Diena ndërroi jetë në spital pasi mësoi se vajza e saj 6-vjeçare kishte ndërruar jetë, ndërsa edhe e ëma e saj, ku ajo jetonte, humbi po ashtu jetën nga kjo tragjedi, shkruan noa.

Prekëse ishte edhe historia e një 15-vjeçareje, Drita Çakoni, të cilën daja i saj e kërkonte me pasaportë në dorë për dy ditë, derisa mësoi fatin e saj tragjik. Trupi i saj ishte gjetur dhe ishte dërguar në morgun e Lezhës.

Në Thumanë një fëmijë arriti të shpëtojë falë gjyshes së tij, e cila e kishte mbajtur nën vete, gjatë operacionit të shpëtimit është dëgjuar fëmija duke qarë dhe që kërkonte gjyshen e tij, por fatkeqësisht ajo nuk ia ka dalë.

Ndërkohë një djalë tjetër i ri, Klement Çupi pati komunikim të vazhdueshëm me trupat e shpëtimit në pallatin e shembur në Thumanë.

Trupat e shpëtimit i vendosën një kokore në kokë dhe nisën punën për ta nxjerrë nga gërmadhat, mirëpo një soletë e godinës e kishte zënë për fund dhe pas 17 orësh nën beton, i riu mbylli sytë, në momentin kur u mendua se ai po shpëtonte.

Fjalët e fundit që ai tha para se të ndërronte jetë ishin: “Me jepni një cigare. Gjysmën e trupit nuk e ndiej fare.”

Klement Çupi kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Anglia ku edhe punonte si taksist. Fotoja e tij është kthyer në simbol, si i riu që i buzëqeshi vdekjes.

Isa Abazi dhe Shemsedi Abazi janë dy vëllezërit kosovarë që ndërruan jetë si pasojë e tërmetit që goditi vendin. Ata humbën jetën në lagjen 13 në zonën e plazhit në Durrës.

Viktimat ishin nga Gjilani, ata ishin punonjës në një hotel në zonë.
Në rrënojat e Kavalishencës në Durrës u gjet edhe polici Bajram Hadërmataj.

Pak momente pas tërmetit, u dha lajmi se një person nga paniku u hodh nga pallati në Kurbin, duke humbur jetën, por me kalimin e orëve tragjedia mori përmasa të mëdha, me rreth 50 jetë të humbura, pas një tërmeti me përmasa të frikshme, në një nga momentet më dramatike të kombit tonë./Alsat/

Share5TweetSendShareSend

Related Posts

Lamtumirë shi!!!
Lajme

Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius

June 6, 2025
3
Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit
Lajme

Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit

June 6, 2025
15
Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli
Lajme

Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli

June 6, 2025
7
Sot festohet Kurban Bajrami
Lajme

Sot festohet Kurban Bajrami

June 6, 2025
2
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Mbytet në punë kosovar në Austri

June 5, 2025
64
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash
Lajme

Gjendet një burrë i vdekur në Fushë Kosovë

June 5, 2025
11
Next Post
Armata e qeverisë “Haradinaj”, i shpënzuan  687 mijë e 934 eur për lukse nga buxheti i shtetit

Armata e qeverisë “Haradinaj”, i shpënzuan 687 mijë e 934 eur për lukse nga buxheti i shtetit

Më të fundit

  • Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius
  • Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit
  • Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi