Himni shtetëror i Kosovës sot mbush 12 vjet nga miratimi në Kuvendin 120 anëtarësh që kishte shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008.
Propozimi me shifrën “Europa” u miratua më 11 qershor 2008 në një seancë të veçantë si himn shtetëror me 72 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime.
Kur ishte propozuar melodia e autorit Mendi Mengjiqi, himni ka pasur edhe vargjet e shkruara, por për shkak të restrikcioneve nga pakoja e ish-presidentit Martti Ahtisaari, komisioni përzgjedhës ishte detyruar të heqë tekstin