• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

‘’Heshtja e madhe’’, Izraeli nuk komenton nëse do t’i dërgojë vaksina anti-Covid Kosovës, Qeveria Hoti pa përgjigje

17/03/2021 - 22:11:06
‘’Heshtja e madhe’’, Izraeli nuk komenton nëse do t’i dërgojë vaksina anti-Covid Kosovës, Qeveria Hoti pa përgjigje

1.Mashtrohet prizrenasi, humb 20 mijë euro
2.Nëse tzan ty, thujë mka pagu ni plakë me pare, nashta tpshtojn ty e vijnë um marrin mue”
Nanat shqipëtare, Nana të sakrificës!
Edukatore të nderit, respektit dhe atdhedashurisë!
Heroina të heshtura ndër shekuj!
Bazament kryesor i mbijetesës tonë si popull! ????
3.”Shkak Vjosa Osmani” / Perplasje e ashpër për Krimin dhe Korrupsionin
Dardan Gashi dhe Imer Mushkolaj
4. NO COMMENT / Ja si iu matet temparatura fëmijëve në një shkollë në Kosovë ?‍♂️?
5.Pamje të publikuara për herë të parë?
Komandant Bekim Shyti dhe Njësia Speciale gjatë ushtrimeve në Zonën Operative të Shalës
6.Pamje të rralla – Ushtarët e UÇK-së të Zonës Operative të Shalës
Komandant Enver Oruçaj, Bekim Shyti, Ismet Haxha, Isa Hajrizi, bashkë me ushtarët e tyre të UÇK-sëKa disa ditë që Kosova ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem të Izraelit. Por, ende nuk dihet zyrtarisht nëse vendi hebraik të ketë premtuar vaksina anti-Covid për Kosovën siç ka bërë me vendet e tjera që kanë hapur përfaqësitë e tyre diplomatike në kryeqytetin e shpallur të Izraelit.

Përveç premtimeve, qeveria izraelite tanimë ka dërguar kontingjentin e parë të vaksinave në Guatemala dhe Honduras, vende që kanë hapur misionet e tyre diplomatike në Jerusalem, shkruan Reporteri.net.

Lexo më shumë

VV në Mitrovicë i “hakmerret” LDK-së

VV në Mitrovicë i “hakmerret” LDK-së

November 3, 2025
55
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë

Therren dy persona në Istog

November 3, 2025
4

E premtime për vaksina Izraeli i ka dhënë edhe Çekisë, që javë më parë hapi Zyrën e saj diplomatike në kryeqytetin e kontestuar izraelit.

Për çështjen nëse Izraeli ka premtuar dërgimin e vaksinës anti-Covid për Kosovën, Gazeta Online ‘Reporteri.net’ e ka pyetur Kabinetin e Kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Por, të dy këto institucione, që uruan zyrtarizimin e marrëdhënieve diplomatike dhe hapjen e ambasadës në Jerusalem, nuk janë përgjigjur në pyetjen nëse Izraeli ka premtuar dërgimin e vaksinës kundër coronavirusit.

Njëkohësisht, Kabineti i Hotit dhe MPJ nuk kanë treguar për Reporteri.net. nëse kanë kërkuar vaksina nga qeveria izraelite.

Megjithatë, MPJ e Kosovës nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se Izraeli ka shprehur gatishmërinë “që të shterojë të gjitha mundësitë, për ta ndihmuar Kosovën në sigurimin e dozave të nevojshme”.

E për këtë u njoftua se do të mbëhet edhe një takim mes ministrave të Shëndetësisë të të dyja vende.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

‘’Ky takim është organizuar për të diskutuar rreth ndihmës së Izraelit në sigurimin e vaksinave anti-Covid19 për popullin e Kosovës. Izraeli ka shprehur gatishmërinë që të shterojë të gjitha mundësitë, për ta ndihmuar Kosovën në sigurimin e dozave të nevojshme’’, shkroi MPJ në Facebook.

Por, për këtë çështje, autoritetet e Izraelit, të kontaktuara nga Gazeta Online ‘Reporteri.net’, nuk janë deklaruar.

Në përgjigjen e tyre të shkurt, Ministria e Punëve të Jashtme e shtetit hebre ka thënë se kanë vendosur që këtë çështje të mos e komentojnë në këtë kohë.

‘’Nuk jemi duke komentuar mbi këtë çështje në këtë kohë. Nëse kjo ndryshon, do t’iu tregojmë’’, tha të mërkurën, Dorit Hersovich, zëdhënëse në MPJ e Izraelit për Reporteri.net.

E rreth pandemisë COVID-19 këtë të mërkure kanë biseduar ministrat e Shëndetësisë të të dyja vendeve.

Pas takimit me homologun e tij izraelit, Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë, ka thënë se me Yuli Edelstein ka biseduar për gjendjen e pandemisë në vend. Por, pa treguar nëse Edelstein të ketë premtuar vaksina kundër COVID-19 për Kosovën.

‘’Republika e Kosovës është e bekuar me miqësinë e popullit dhe shtetit të Izraelit, i cili ishte përkrah qytetarëve tanë në kohën kur na kanosej ekzistenca, ashtu sikur që ne mbajtëm besën në kohët e vështira kur kombet tjera ishin të pabesë ndaj tyre. Andaj, edhe sot, brengat tona i trajtuam në pajtim me situatën e pandemisë, luftimin dhe parandalimin virusit si dhe angazhimin tonë në sigurimin e vaksinave anti Covid’’, shkroi Zemaj në profilin e tij në Facebook.

As Edelstein e as Ministria e Shëndetësisë e Izraelit nuk ka postuar ndonjë për takimin me Zemajt.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

VV në Mitrovicë i “hakmerret” LDK-së
Lajme

VV në Mitrovicë i “hakmerret” LDK-së

November 3, 2025
55
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Therren dy persona në Istog

November 3, 2025
4
Pesë alpinistë vdesin nga një ortek në Itali
Lajme

Pesë alpinistë vdesin nga një ortek në Itali

November 3, 2025
4
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

11 të plagosur nga sulmi me thikë në një tren në Britani

November 3, 2025
10
Tërmet i fuqishëm në Afganistanin verior – të paktën 20 të vdekur
Lajme

Tërmet i fuqishëm në Afganistanin verior – të paktën 20 të vdekur

November 3, 2025
5
Arrestohet pejani, postoi thirrjen “shes votën”
Lajme

Sot fillon fushata pas balotazhit dhe përmbyllet të dielën

November 3, 2025
7
Next Post
Opozita kundër Vjosa Osmanit presidente

Opozita kundër Vjosa Osmanit presidente

Më të fundit

  • VV në Mitrovicë i “hakmerret” LDK-së
  • Therren dy persona në Istog
  • Pesë alpinistë vdesin nga një ortek në Itali
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi