Tri vajza të mitura kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që dyshohet se janë helmuar.
Sipas mjekut, viktimat dyshohet se janë helmuar nga ushqimi të cilin e kanë ngrënë.
“Tri viktima femra K-Shqiptare (të mitura) nxënëse të shkollës së mesme, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt.
Sipas mjekut, viktimat dyshohet se janë helmuar nga ushqimi të cilin e kanë ngrënë në lokalin e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njësia policore, së bashku me inspektorin kanë mbyll lokalin e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, rasti është në procedurë të rregullt