Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar nëse koalicioni i mundshëm me AAK, Nismën dhe pakicat do të jetë një koalicion i duhur.
“LDK është e vetmja parti që arrin të sigurojë të ketë shumicën sot. PDK-ja nuk ka partnerë. E vetmja parti që e përballon këtë shumicë është LDK-ja.
Ne mund të ndërtojmë qeverinë. Është koalicion i zorit, nuk kemi zgjidhje, ta bëjmë njëher shumicën tani flasim”, ka thënë Haziri.
Tutje, Haziri ka bërë me dije se Vjosa Osmani nuk ka qenë e pranishme në debatin për emrin e kryeministrit.
“Vjosa kësaj here nuk ka qenë pjesë e debatit për kryeministet, përfaqëson LDK në Kuvend.
Sot s’kam qenë as unë për arsye krejt personale, qëllimin tim politik e kam dhënë. Kanë propozuar edhe emra tjerë, abstenime ka pas”, ka thënë ai.
“Ajo po vazhdon me ushtru detyren e saj si kryeparlamentare, duke mos i pelqy mendimi i shumicës. Ka luftu politikisht që në procedurë me i bind deputetet që mos me votu, që mos me ndodh votimi për mosbesim të qeverisë.
Unë do të doja ta shihja sikur edhe veten time, në këtë rrafsh duhet gjtihmonë me luftu në debat deri në momentin kur kryhet debati”