Kryetari i Gjilanit, dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazirti, ka deklaruar në një shkrim në fcb, se ka arritur ta mbajë premtimin qe e ka dhënë para qytetareve se kryeministri i Kosovës kalon neper zyrën e LDK-së. Shkruan Telegramisot.com
Ky është shkrimi i plot i Hazirit.
Ia patëm premtuar popullit që emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK’së. Jam jashtëzakonisht i lumtur që pas një procesi jo të lehtë, LDK tashmë ka arritur marrëveshjen finale me LVV. Është shumë e rëndësishme që LDK i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime. Koalicioni i Shpresës u bë realitet. Na presin punë të mëdha për Kosovën, për njerëzit e saj!