Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj opozitës pas kritikave të tyre për nismën e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje, shkruan Gazeta Sinjali.
Haxhiu tha se shpreson që në projektligjin e radhës për konfiskimin e pasurisë të mos ketë reagime të tilla nga opozita.
“Uroj që për projektligjin e radhës për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshne të mos kemi reagime të tilla nga opozita”, shkroi ndër të tjera Haxhiu.