Gazetari dhe ish-drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, ka shkruar një kolumne të gjatë drejtuar Qeverisë së shkarkuar.
Me titullin “Republika e Xhelalit”, Haxhiu ndër të tjera është tallur edhe me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin.
Ai ka shkruar se Osmani është ithtarja kryesore e Kryeministrit të shkarkuar, Albin Kurtit, transmeton Telegramisot.com
“Në Republikën e Xhelalit ndodh që ithtarja kryesore e Kryeministrit, që është Spikere e Parlamentit, ia heq fjalën bashkëpartiakut të saj, sepse ai e kritikon.
“Republika e Xhelalit, diktatorët kalben bashkë me iluzionin e tyre”
Vjosa Osmani, me Kushtetutën e Republikës, është një nga 120 deputetët që drejton seancën.
Kushtetuta e Republikës nuk i njeh asaj kompetencë më shumë sesa Driton Selmanajt. Republika e Xhelalit, po.
Ajo bën atë që bëri”, ka shkruar Haxhiu në këtë kolumne.