Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, paralajmëroi se shumë shpejt do të fillojë konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme dhe vetingu, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu njoftojë se do të krijohet edhe Instituti për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë.
“Blerim Sallahu do të jetë zv. Ministër i Drejtësisë. Me Blerimin para 11 viteve jemi takuar në Lëvizje. Jam shumë e lumtur që së bashku do të vazhdojmë të punojmë në jetësimin e zotimeve tona. Këtij rrugëtimi do t’i bashkohen edhe shumë profesionistë që ia duan të mirë vendit dhe e duan Kosovën vend me drejtësi e zhvillim. Shumë shpejt nisim punën me grupet punuese lidhur me projektligjin për veting, konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe shumë çështje të tjera! Kosova do të bëhet shtet i së drejtës!”, ka thënë Haxhiu.