Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media folur për përgjimet e publikuara në mediat të drejtorit të Intelegjencës Financiare.
Haxhiu ka thënë se disa vite pas aferës “Pronto”, këmbanat për cenimin e drejtësisë po bien sërish.
“Kambanat për cenimin e drejtësisë po bien sërish disa vite pas asaj që njihej si “Pronto Afera” ku shpërfaqej abuzimi i pushtetarëve me detyrën e tyre. Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga publikimi i këtyre përgjimeve, nuk kemi parë reagime shoqërore, mediat e as nga shoqëria civile.
Si ministre e Drejtësisë është e papranueshme dhe e paprecedent që për një skandal që po ndodh në Kosovë dhe që bëhet fjalë për institucione shumë të rëndësishme të shtetit të flasë vetëm Qeveria. Kjo nuk ka ndodhë më parë.
Unë besoj se nëse ky rast do të ketë vëmendjen e duhur shoqërore e mediale, besoj që edhe prokuroria do ta trajtojë”, u shpreh ajo.
Haxhiu ka thënë se ky rast dëshmon se Vettingu në Kosovë nuk ka alternativë dhe se janë duke punuar në këtë drejtim.
“Duke parë këto Vettingu nuk ka alternativë. Kosova ka nevojë për vetting dhe Ministria është duke punuar pa u ndalur në këtë drejtim.
Me mos reagimin e Këshillave Përkatës nuk mund të kem bashkëpunim, nuk mund të kem bashkëpunim me ata që mbyllin sytë përballë skandaleve dhe tentojnë të amnistojnë kolegët e tyre, miqtë e tyre që i kanë përbrenda sistemit gjyqësor. Kjo është ndër skandalet më të mëdha përbrenda sistemit gjyqësor. Jemi të vetëdijshëm që ka pasur shumë raste që nuk jemi në dijeni.
Ju bëjë thirrje institucioneve kompetente që të veprojnë dhe secili të kryejë detyrën që ka”, u shpreh ajo.