Sot është mbajtur takimi i parë i ekipit punues që është angazhuar nga Ministria e Drejtësisë për të përgatitur analizën për themelimin e Institutit për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë
Me këtë rast ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Qeveria Kurti ka paraparë themelimin e Institutit për hulumtimin krimeve e kryera gjatë luftës në Kosovës.
Ajo ka thënë se kryesuese e Ekipit Punues, do të udhëhiqet nga Furtuna Sheremeti dhe pjesë të tij do të jenë profesorë të Fakultetit Juridik, Ministria e Drejtësisë, Mjekësia Ligjore, Agjencia e Statistikave, Shoqata e të Burgosurve Politik dhe OVL, KMDLNj, përfaqësues nga Arkivat e Kosovës dhe ekspertë.
“Sot kemi pasur takimin e parë të këtij ekipi, ku pak a shumë folëm se cila është ideja e këtij instituti. Konsiderojmë se është e rëndësishme që instituti të krijohet me Ligj të veçantë e jo siç ka ndodhur deri tani përmes vendimit. Ju e dini që Kosova në 2011 kanë krijuar institutin për krime lufte por i njëjti nuk është mbështetur me kapacitete, qoftë njerëzore ape materiale.
Në 2018 i njëjti Institut është shuar. Ideja e themelimit të tij pavarësisht që kanë kaluar 20 vjet është koha e fundit që t’i trajtojmë krimet e luftës”, tha ajo.
“Ky institut duhet ta ketë konsensusin politik. Kam pasur takime me KPK dhe Prokurorët Special, u kam ofruar mbështetjen për shtimin e kapaciteteve. Kosova aktualisht i ka 15 prokurorë por vetëm 3 prej tyre merren me rastet e luftës. Kemi shprehur gatishmërinë tonë për mbështetje institucionale”, tha ajo.
Sipas ministres Haxhiu Ministria e Drejtësisë do ta mbështesë sistemin e drejtësisë në këtë drejtim.
“Menjëherë sapo ministria ta marrë raportin do të nis mandatin për hartimin e ligjit. Shumë shpejt kjo çështje do të finalizohet por shpreh gatishmërinë që Instituti do të shtyhet përpara dhe sa i përket buxhetit duhet vlerësim paraprakisht”, tha Haxhiu.
Kryesuesja e Ekipi Punues, Furtuna Sheremeti , se ministrja ka themeluar ekipin punues që do të bëjë analizën si do të funksionojë instituti për krimet e kryera gjatë luftës, kundër njerëzimit dhe gjenocidit.
“Mandatin e ka deri në shtator ky ekip. Konsiderojmë që të formohen me ligj ky institut dhe të jetë i lidhur me akademinë”, tha ajo.