Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu i ka reaguar Rrustem Mustafës, i njohur si ‘Remi’ i cili dje në një debat televiziv tha se e ka pasur bashkëluftëtar Albin Kurtin,
Haxhiu ka thënë se po t’i thuash Albin Kurtit bashkëluftëtar, i humbet kuptimi fjalës bashkëluftoj.
“Rem, a na tregon qysh, në cilat istikame të UÇK-së keni luftuar, se askush nga shokët nuk i ju ka parë bashkë?!”, ka shkruar ‘Kamishi’.
Madje ai e ka pyetur se, duke u bazuar në deklaratat e Kurtit, mos ai ka dashur të thotë që Kurti është “kriminel” i Ballkanit Perëndimor.
“Rem, për luftën tënde nuk ka dilema, por të gjithë e dimë që Albini ka refuzuar armën dhe uniformën e UÇK-së , ai është përcaktuar për zyre politike”, ka shkruar ai.